EURO 2024/ Sylvinho lë pushim kuqezinjtë, përgatitjet rinisin të hënën

Pas zbarkimit në Dusseldorf pasditen e së shtunës, kombëtarja shqiptare udhëtoi menjëherë drejt Kaiseraut, kampit bazë ku do të qëndrojë përgjatë përgatitjeve në Euro Gjermani 2024.

Pas akomodimit në qendrën sportive, trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë vendosur t’i lënë lojtarët pushim të dielën.

Pra sot nuk do të ketë seancë stërvitore.

Të hënën, skuadra kombëtare do të vijojë normalisht seancat stërvitore që do të jenë si zakonisht të hapura për mediat, për 15 minutat e para.

Kuqezinjtë janë pjesë e grupit B në Euro 2024. Ndryshe “grupi i ferrit” ku bëjnë pjesë edhe Italia, Kroacia e Spanja.

Shqipëria luan takimin e parë ndaj Italisë (15 qershor). Më pas duelet kundër Kroacisë (19) dhe Spanjës (24).

Lajme të tjera |  LIVE/ Gol dhe tensione në fushë, zhbllokohen shifrat në ndeshjen Shqipëri-Izrael (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us