Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, sfida Çeki – Turqi hyn në historinë e futbollit

Mbrëmjen e djeshme u mbyll edhe faza e grupeve të Euro 2024. Një nga duelet më interesante ishte sfida mes Turqisë dhe Çekisë, takim që u fitua nga turqit me shifrat 2-1.

Pas kësaj fitoreje Turqia kalon në fazën tjetër të këtij turneu, ndërsa çekët i japin “lamtumirën” Euro 2024. Po kjo sfidë ka hyrë në historinë e Kampionatit Europian.

Kjo pasi në këtë përballje janë dhënë plot 19 kartonë. Gjyqtari rumun Istvan Kovacs nuk u kursye aspak, teksa nxorri plot 11 herë kartonat e verdhe për turqit.

7 të tjerë për çekët, të cilët u morën edhe një karton të kuq. Në minutën e 20-të lë fushën e lojës Barak, i cili mori të dytin e verdhe. Kështu u thye bindshëm rekordi i kampionateve evropiane për numrin e kartonëve në një ndeshje.

Rekordi i mëparshëm ishte dhjetë kartonë në një ndeshje të Kampionatit Evropian. Interesant është fakti se rekordi është thyer edhe kur bëhet fjalë për garat e mëdha, duke qenë se rekordi i kampionatit botëror është 16 karton

Lajme të tjera |  Granit Xhaka jep “dritën jeshile”, Igli Tare bën gati ofertën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us