Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi që të caktojë një gjobë të majme për Federatën Shqiptare të Futbollit. Kësaj here gjoba është në vlerën 86,500 euro, e gjitha vetëm për ndeshjen e fundit të Kombëtares në “Euro2024” kundër Spanjës. Gjoba është vendosur pasi tifozët shqiptarë kanë hedhur objekte në fushën e blertë, kanë ndezur flakadanë dhe kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, pa asnjë lidhje me futbollin. Kështu edhe UEFA nuk është kursyer ndaj tyre.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.
Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.