Mister shkaku i helmimit masiv në Bulqizë, analizat: Uji është i përshtatshëm për përdorim

Helmimi masiv në Bulqizë nuk është shkaktuar nga uji i pijshëm, sikundër dyshohej më parë. Kjo të paktën bazuar në analizat e Shërbimit të Epidemiologjisë që përjashton mundësinë që helmimi i qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit.

Të dhënat e analizave që janë kryer nga Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë.

Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike. Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim.

Mbi 100 qytetarë u paraqitën dje dhe sot në spital me simptoma helmimi dhe të vjella, ndërsa shkaku tashmë mbetet ende mister.

Mister shkaku i helmimit masiv në Bulqizë, analizat: Uji
Lajme të tjera |  Përçarje në PD për hapjen e kutive? Ilirjana Kuçana: 5 vota kaluan nga emri im në emrin e një kandidati tjetër

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us