E BUJSHME/ Lojtar i lirë në treg, Etrit Berisha mbetet në Itali

Etrit Berisha është drejt transferimit në Serie B. Pasi i përfundoi kontrata me Empolin, portieri i Kombëtares shqiptare është në kërkim të një aventure të re. Së fundmi, është Spezia që ka shfaqur interes për 35 vjeçarin.

Sipas mediave italiane, Berisha është kontaktuar nga Spezia, të cilët për sezonin e ardhshëm kanë objektiv kryesor rikthimin në Serie A. Për të arritur këtë objektiv, Spezia dëshiron të përforcojë ekipin, duke nisur që nga transferimi i Etrit Berishës.

E vetmja gjë që pengon këtë transferim deri më tani është paga e lartë e Etrit Berishës. Gardiani kuqezi përfiton shumë dhe momentalisht nuk pranon që të ulë pagën e tij.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ U largua nga Tirana, sulmuesi prezantohet në klubin tjetër kryeqytetas

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us