Refuzoi Kosovën për Suedinë, reagon Zeneli: Kam marrë vendimin e duhur

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator. Mesfushori i cili ka luajtur 6 ndeshje për Kosovës U-21 ka zgjedhur t’u thotë “JO” “Dardanëve”.

21-vjeçari pret një ftesë nga kombëtaarja Suedeze dhe diçka të tillë e ka konfirumaur në një intervistë për mediat suedeze. Zeneli aktivizohet me Elfsborg, teksa ka theksuar se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe tashmë do të bëjë maksimumin që në të ardhmen të sigurojë ftesën e Suedisë.

“Unë jam përzgjedhur për Kombëtaren A të Kosovës tani por e kam refuzuar. Tani më takon mua të sigurohem që të luaj aq mirë sa të jem i përzgjedhur për kombëtaren suedeze në të ardhmen. Ndihem mirë që mora këtë vendim. Suedia është më e drejtë për mua. Si vëllai ashtu edhe familja më mbështesin plotësisht në vendimin tim. Nuk ka pasur absolutisht asnjë problem”, ka theksuar Zeneli për “Sportbladet”.

Refuzoi Kosovën për Suedinë, reagon Zeneli: Kam marrë

Kujtojmë se Besfort është vëllai i Arbër Zenelit. Ky i fundit nga moshat e Suedisë vendosi të përfaqësojë Kosovën në ekipin A, por siç duket vëllai i tij ka vendosur të bëjë të kundërtën dhe tashmë vëllezërit Zeneli do të luajnë për dy kombëtare të ndryshme.

Lajme të tjera |  FSHF publikon mesazhin e veçantë, Juljan Shehu u bën thirrje tifozëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us