Elbasani sfidon mbrëmjen e sotme Tiranën në orën 19:00 në ‘Air Albania’, ndeshje e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Një sfidë e shumëpritur që vë përballë dy ekipe të traditës ku rivaliteti është si në fushë, ashtu edhe në tribuna.
Verdheblutë vijnë me moralin shumë lart pas rezultateve pozitive në javët e para dhe kërkojnë vazhdimësinë edhe në kryeqytet. Do të jetë një ndeshje interesante edhe sepse në përbërjen e Elbasanit janë shumë “ish-ë”.
Plot 4 janë futbollistët që kanë veshur më parë fanellën bardheblu: Bruno Lulaj e Ardit Hila vitin e fundit dhe Edon Hasani e Bedri Greca më parë. Gjithashtu, janë edhe 4 lojtarë të tjerë që kanë luajtur me Partizanin dhe sjellin ‘aromën derbi’ në këtë sfidë.
Ish-lojtarët e Tiranës:
Ardit Hila
Bruno Lulaj
Edon Hasani
Bedri Greca
Ish-lojtarët e Partizanit:
Ardit Hila
Bruno Telushi
Emiljano Musta
Esin Hakaj