“Farë e keqe që duhet zhdukur me çdo mënyrë”/ Paloka i revoltuar me vendimin që deputetët e PD të paguajnë dëmet e shkaktuara dje në Kuvend

Deputeti Edi Paloka ka reaguar i revoltuar, pas njoftimit të Kuvendit, se deputetët e opozitës do t’i paguajnë nga xhepi paratë për dëmet në Kuvend.

“Çfarë t’ju thuash këtyre…?

Karriget e drurit qenkan të popullit shqiptar e paguhen me taksat e popullit.

Qindra milionë euro që vidhen çdo ditë me inceneratorët, PPP, rrugët e florinjta, grabitje pronash publike e private, udhëtimet dhe luksi i Ramës me familje e ministra…etj,etj, nuk qenkan të popullit shqiptar, nuk dilkan nga taksat e shqiptarëve!

Farë e keqe që duhet zhdukur me çdo mënyrë”, shkruan Paloka.

Lajme të tjera |  Ilir Alimehmeti kandidaturë e PD për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us