FOTO/ I ngatërruan mamanë bukuroshe me gruan, futbollisti shqiptar bëhet “viral” në mediat botërore

Një foto e sulmuesit shqiptar, Leon Dajakut ka bërë xhiron në rrjet dhe mediat botërore. Futbollisti ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet krah të ëmës, Blertës.

FOTO/ I ngatërruan mamanë bukuroshe me gruan, futbollisti shqiptar

Leon Dajaku dhe mamaja e tij, Blerta

Megjithatë, duke parë formën mjaft të mirë të mamasë së futbollistit, shumë ndjekës e kanë ngatërruar me gruan e tij. Shumë persona në komente ishin të “shokuar” nga forma e mamasë së futbollistit, e cila duket mjaft e re.

Një tifoz ishte ai që rregulloi situatën dhe sqaroi të tjerët, duke komentuar: “Kjo është e ëma e tij, jo gruaja”. E disa të tjerë komentonin që 23-vjeçari dukej më i vjetër se e ëma e tij.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shqipëria humb shansin e artë nga pika e bardhë me Manaj, mbyllet pjesa e parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us