VIDEO/ Duel dramatik me 5 gola! Juventusi “tregon dhëmbët” në Champions dhe përmbys Lajpcigun me 10 lojtarë

Juventusi arriti një fitore darmatike në Champions, duke mposhtu Lajpcig me përmbysje 2-3, në një sfidë që i pati të gjitha.  

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të Sheshkos, ndërkohë që në minutën e 6 dhe 12, Tiago Mota kreu dy zëvendësime të dëtyruar pas dëmtimit të Bremer dhe Gonzalez.  

Ndërkohë fragmenti i dytë i lojës prodhoi plot 4 gola të tjerë. Vlahoviç në minutën e 50-të, vendosi baraspeshën e përkohëshme, ndërkohë që në minutën e 59-të, portieri Di Gregorio u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë jashtë zonës. 

Në minutën e 65-të, vendasit do të gjenin sërish rrugën e rrjetës me Sheshkon, që kësaj here shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.  

Pavarësisht se me 1 lojtar më pak në fushën e lojës, juventinët nuk u dorëzuan, duke përmbysur sfidën me Vlahoviç dhe Konsesao që shënuan në minutat 68 dhe 82, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së Tiago Motës, që tashmë gëzon pikë të plota, teksa në duelin e radhës do të presë Shtutgartin në shtëpi.  

Lajme të tjera |  Rikthim i BUJSHËM në Superiore? Partizani “tenton” goditjen e papritur në merkato

FT: LAJPCIG-JUVENTUS 2-3

Sheshko 30′, 65′ (p) / Vlahoviç 50′, 68′, Konsesao 83′

GOLI I KONSESAOS: VIDEO

GOLI I DYTË I VLAHOVIÇ: VIDEO 

GOLI I DYTË I SHESHKO ME PENALLTI: VIDEO 

KARTONI I KUQ I  PORTIERIT DI GREGORIO: VIDEO 

GOLI I VLAHOVIÇ: VIDEO 

GOLI I SHESHKOS: VIDEO 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us