Kaloi me sukse “provën” në grumbullimin e shtatorit, Andi Hadroj mban lart “stekën” e Superiores

Sylvinho publikoi vetëm pak minuta më parë listën e të grumbulluarve për duelin me Çekinë dhe Gjeorgjinë, sfidë këto që do t’i luajë në transfertë. 24 lojtarë kanë marrë ftesën e brazilianit për të qetë të gatshëm në dy ndeshjet e radhës.

Përveç risive dhe rikthimeve të rëndësishme, bie në sy edhe grumbullimi i Andi Hadroj., Mbrojtësi i Partizani ishte i grumbulluar edhe në sfidat e muajit shtator dhe siç duket pavarësisht se nuk ia doli të luante asnjë minutë, duket se ka fituar besimin e Sylvinhos.

Kështu jo vetëm kaq, pasi Hadroj tashmë mban lart edhe “stekën”e  Superiores, pasi është i vetmi lojtar nga kampionati shqiptarë që është grumbulluar me Kombëtaren për duelin me Çekinë që do të luhet më 11 tetor dhe vetëm 3 ditë më pas kuqezinjtë do të duelojnë me Gjeorgjinë.

Lajme të tjera |  Anis Mehmeti nga minuta e parë, porta i besohet ish-it të Superiores! Trajneri Rolando Maran vendos për TITULLARËT e debutimit (FORMACIONI ZYRTAR)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us