VIDEO/ Dinamo e Ilir Dajës me “hap kampioni”, blutë mposhtin Laçin dhe marrin kreun e renditjes

Dinamo dhe Laçi kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të Dinamos.

Golat për “Nëndetësen” u shënuan nga Itodo Mandela në minutën e 22-të dhe Baton Zabërgja në të 55-tën. Ndërsa për Laçin golin e shënoi Kurti në minutën e 95-të.

Me këtë fitore Dinamo shkon në vendin e parë në tabelën e renditjes me 14 pikë. Në krahun tjetër, kurbinasit mbeten në vendin e fundit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh kampionat.

Dinamo 2 – 1 Laçi (Itodo 22′, Zabërgja 55′ / Kurti 95′)

Superiore: Java 8
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Erjon Bylykbashi

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Sali, Muzek, Dita, Meksi, Aliji, Lorran, Toli, Goudiaby, Bregu, Itodo, Zabërgja. Trajner: Ilir Daja.
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Manellari, Mjaki, Traore, Christian, Lleshi, Prodani, William Cordeiro, Papa, Tresa. Trajner: Francesco Passiatore.


95′ GOL LAÇI! Shënon Kurti.

55′ GOL DINAMO! Shënon Zabërgja.

22′ GOL DINAMO! Shënon Itodo Mandela.

1’ Starton ndeshja Dinamo – Laçi në “Elbasan Arena”.

Lajme të tjera |  Flamurtari në administrim të Sinan Idrizit pa afat, “plas” debati në Bashkinë e Vlorës mes Sokol Kushtës dhe Ermal Dredhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us