VIDEO/ Vulosi fitoren kundër Kukësit, shikoni golin për kartolinë të mesfushorit në Kategorinë e Parë

Pogradeci fitoi 2 me 0 përballë Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë. Golat për liqenorët i shënuan Sulo dhe Redon Raza. Ky i fundit vulosi takimin me një supergol për kartolinë.

Ishte minuta e 73-të, kur Raza me një goditje nga jashtëzone gjeti rrjetën. 3 pikë që e dërgojnë Pogradecin në vendin e 7.

9 pikë të grumbulluara për liqenorët, që janë në të njëjtë kuotë pikësh me Lushnjën e vendit të 6.

Goli i Redon Razës: (VIDEO)

Lajme të tjera |  Vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, Shqipëria kërkon të kthejë “pllakën” përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us