VIDEO/ Supergola edhe në Kategorinë e Dytë, futbollisti i Tërbunit shënon me roveshatë

Ndeshja e sotme mes Tërbunit dhe Basanias në Grupin A të Kategorisë së Dytë, ka dhuruar një moment me të vërtetë spektakolar që në minutat e parë të takimit.

Skuadra pukjane ka kaluar në avantazh me anë të nigerianit 20-vjeçar Emanuel Longe, i cili ka shënuar në minutën e 15 të ndeshjes me një veprim akrobatik,.

Në vijimin e një goditje nga këndi, futbollisti goditi me roveshatë në kufijtë e zonës, duke çuar topin mbi portierin direkt në rrjetë e ndezur entuziazmin në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, ku sfida u mbyll me rezultatin 3-0 për ekipin vendas.

SHIH VIDEON

Lajme të tjera |  LIVE/ Gol dhe tensione në fushë, zhbllokohen shifrat në ndeshjen Shqipëri-Izrael (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us