SPAK merr të pandehur deputetin e PS-së Jyrgis Çyrbja!

SPAK merr të pandehur deputetin e PS-së Jyrgis Çyrbja!

Pas daljes nga SPAK, ai është shprehur para gazetarëve se duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme për informacione.

Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.

SPAK raportohet se i ka komunikuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me kohën që mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, ndaj Jurgis Çyrbja është shoqëruar ditën e sotme nga avokatja e tij.

Kujtojmë që ditën e djeshme (10 Tetor), Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, me pretendimin se ishte i sëmurë dhe se duhet të fokusohej tek shëndeti i tij.

Ai hoqi dorë nga mandati dy ditë pasi SPAK më 8 Tetor, e mori në pyetje për gati 5 orë.

Lajme të tjera |  "Nga liberalët, tek marksistët, nacionalisti dhe filo-greku" - Gazetari: Një koalicion i çuditshëm, që nuk e ka me Ramën, por me Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us