“Ekspozita” me këpucë, nisma e veçantë e prokurorisë së Elbasanit për dhunën ndaj grave

Në kuadër të luftës kundër dhunës në familje Prokuroria e Elbasanit ka ndërmarrë një nismë të veçantë me qëllim sensibilizimin e grave dhe vajzave që janë pre e dhunës në familje.

Me iniciativë të kryeprokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi si dhe bashkëpunimin e stafit të prokurorisë Elbasan u përcoll një mesazh sensibilizues për dhunën në familje. Në mënyrë simbolike si homazh për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje hyrja e prokurorisë u “mbulua” nga këpucë të kuqe.

Përmes këtij mesazhi sensibilizues, Prokuroria e Elbasanit synon t’i përcjellë çdo gruaje a vajze që sot është në një situatë dhune, faktin se nuk është vetëm.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Të gjitha organet ligjzbatuese në vendin tonë do të jenë menjëherë në ndihmë të çdo personi që është pre e një familjari apo bashkëshorti abuzues.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan fton çdo person të denoncojë dhunën në numrat pa pagesë 112, 129 ose online në komisariatin digjital, duke iu ruajtur anonimati.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us