Do të bllokojë akset kryesore të vendit, Berisha për mosbindjen civile të opozitës: Ftoj shqiptarët të na bashkohen në 3 orët kundër regjimit

Sali Berisha u ka bërë thirrj shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita ditën e martë në akset kryesore të vendit.

“Ato 3 orë kundër regjimit i ftoj shqiptarët të bashkohen në atë protestës, sepse po luftojmë për interesat jetike të shqiptarëve”, tha kreu i PD-së në një konferencë për mediat.

Ai shtoi se Shqipëria pa opozitë është katastrofë.

Sali Berisha: Këtë akt, këtë vendim, mosbindje civile PD, demokratët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes të interesave të dinjitetit dhe lirisë të çdo qytetari shqiptar, që beson tek vota e lirë, që ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë, që Shqipëria pa opozitë është një katastrofë, që Edi Rama me organizatën e tij kriminale në qeveri, është vërtetuar si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nxehet Dash Sula, i bie tavolinës dhe bën për "ujë të ftohtë" inspektorët: Ne jemi fytyra e Qeverisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us