Kina dhe Rusia sytë nga Trump: Do të presim!

PEKIN- MOSKË- Krisjet politike mes Kinës dhe SHBA-ve arritën kulmin gjatë mandatit të parë të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por, pavarësisht problemeve, presidenti i Kinës, Xi Jinping i uroi fitorem republikanit dhe madje e telefonoi personalisht për t`i uruar fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit.

“Kina dhe SHBA do të përfitonin nga bashkëpunimi mes tyre, dhe të dyja palët do të humbisnin nga konfrontimi. Të dyja vendet duhet të menaxhojnë siç duhet dallimet e tyre dhe të gjejnë një mënyrë për t’u bashkuar në një epokë të re. Një marrëdhënie e qëndrueshme dhe e shëndetshme Kinë-SHBA është në interesin e përbashkët të të dy vendeve dhe pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar. Shpresoj që të dyja palët të mbështesin parimet e respektit reciprok, të bashkëjetesës paqësore dhe të bashkëpunimit të favorshëm, e të forcojnë dialogun dhe komunikimin, teksa menaxhojnë siç duhet dallimet mes tyre”, mësohet të ketë thënë Jinping.

Lajme të tjera |  Plani i SHBA, si Europa do pajiset me armë bërthamore

Nga ana tjetër, Rusia ka thënë se duhet të jetë vetë SHBA që t’i kontaktojë ata. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ata nuk kanë iluzione për presidentin e ardhshëm, por do të presin nëse do të kenë propozime nga ta.

“Ne do të presim e të shohim nëse do të ketë ndonjë propozim nga administrate Trump. Por e përsëris edhe një herë, nuk ishim ne që i prishëm marrëdhëniet me SHBA-në, kështu që nuk na takon ne që të sugjerojmë rinxitjen e tyre”, tha Lavrov.

Përpara votimeve, zyrtarë rusë përfshirë presidentin Vladimir Putin, këmbëngulnin se nuk ka rëndësi për Moskën se kush i fiton zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us