Nuk ndodhte prej 48 vitesh! Anglia “braktis” sërish ekipin pretendent për titullin kampion

Anglia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Irlandës këtë muaj.

Për të dytin muaj radhazi asnjë lojtar i Manchester United nuk është ftuar dhe kjo nuk është për t’u befasuar. Në tetor, Kobbie Mainoo, 19 vjeç, ishte i vetmi lojtar i thirrur, por u detyrua të tërhiqej për shkak dëmtimi.

Kjo ishte hera e parë që nga viti 1976 që asnjë lojtar i Manchester United nuk u shfaq në skuadrën e Anglisë. Tani, “Djajtë e Kuq” kanë kaluar dy muaj që asnjë lojtar nuk i ftohet nga “Tre Luanët”.

Aktualisht Manchester United po kalon nëpër një formë të dobët këtë sezon, pasi gjendet në vendin e 13-të në Premier League me 12 pikë

Lajme të tjera |  SKANDALOZE/ Federata TRONDIT klubin shqiptar, e përjashton nga Kupa dhe e gjobit 105 mijë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us