FOTO/ Po shkëlqen me Besën e Kavajës, Mentor Mazrekaj i bashkohet Kombëtares para Çekisë

Mentor Mazrekaj po kalon një formë mjaft të mirë në Kategorinë e Parë me skuadrën e Besës së Kavajës. Në 12 ndeshjet e para të sezonit, 35-vjeçari ia ka dalë që të shënojë plot 8 gola.

Tashmë në pauzën e Kombëtareve, Mazrekaj ka përfituar nga koha e lirë dhe u është bashkuar lojtarëve kuqezi. Sulmuesi është takuar me disa prej futbollistëve në ambientet e hotelit ku këta të fundit po qëndrojnë.

Në një foto të publikuar nga portieri Alen Sherri, shihen Mazrekaj, Ylber Ramadani dhe sulmuesi i Dinamo Zagreb, Arbër Hoxha. Një takim i ‘ëmbël’ mes miqsh në Kombëtaren që i bashkon të gjithë.

FOTO/ Po shkëlqen me Besën e Kavajës, Mentor Mazrekaj i bashkohet

Arbër Hoxha, Ylber Ramadani, Mentor Mazrekaj dhe Alen Sherri
Lajme të tjera |  Rikthim në Europë? Al Itihad merr ofertën zyrtare për Mario Mitajn

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us