Aktivistja Edlira Çepani i rikthehet angazhimeve profesionale: Po pëmbush një mision si amanet!

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani i është rikthyer sërish aktiviteteve të saj profesionale, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani. Çepani, ndodhet në Chisinau në Moldavi, ku është shprehur se “do të përmbushë një mision si amanet” dhe prandaj ndodhet në këtë qytet.

“Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë”, ka shkruar Çepani.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare. Ai ishte politikan dhe ish-deputet i Partisë Demokratike për dy mandate. Bogdani ka qenë deputet në një moshë fare të re, për dy legjislatura, ndërsa në vitin 2023 ishte pjesë e garës së primareve për të kandiduar nga radhët e PD-së për Bashkinë e Tiranës. 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us