ZYRTARE/ Pritjes së trajnerit i vjen fundi, Roma prezanton Claudio Ranierin

Tashmë gjithçka është zyrtare. Claudio Ranieri është trajneri i ri i Romës. Tekniku italian merr kështu drejtimin e ‘verdhekuqve’, pasi këta të fundit shkarkuan nga detyra Ivan Juric.

Kontrata e trajnerit do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2025. Më pas rinovimi i 73-vjeçarit në krye të pankinës do të varet nga rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë që ky është një rikthim për Ranierin te Roma pasi më parë i ka drejtuar në vitin 2019 dhe nga viti 2009 deri në 2011. Gjithashtu 73-vjeçari e njeh mirë futbollin italian, gjë e cila pritet të jetë plus i madh.

Lajme të tjera |  FSHF publikon mesazhin e veçantë, Juljan Shehu u bën thirrje tifozëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us