Ishte 17 vjeçe kur nisi të marrë mësimet e para të fluturimit dhe tani ka mbushur një vit si pilote. Është fjala për amerikanen, Eva Lucas, e cila ishte e vendosur të bëhej pilote që prej mësimit të parë.
Së fundmi, 23-vjeçarja ka treguar për eksperiencat më të rralla që ka kaluar në profesionin e saj.
Lucas ka një stil ndryshe jetese nga bashkëmoshatarët e saj teksa tregon për të mirat e të këqijat e të qenit pilote avioni privat.
Pilotja e re thotë se programi i këtij profesioni është 20 ditë punë dhe 10 ditë pushim. Lucas tha për rrjetin “Business Insider” se duhet të fluturojë avionin ‘kudo që të dëshirojë klienti’.
Fluturimi mund të jetë me një nga klientët e zakonshëm të Lucas por shpesh ka dalë në fluturim dhe jashtë Shtetet e Bashkuara të Aamerikës. 23-vjeçarja banon në Florida, por ka fluturuar dhe në vende si Korea, Franca e Britania.
Megjithëse askush nuk preferon të punojë 20 ditë rresht, sigurisht që ka avantazhe në punën e Lucas që i duken të pabesueshme pjesës tjetër të njerëzve që punojnë 9 deri në 5 ditët e javës.
Jo vetëm që rroga e një piloti privat nis nga $60,000 në vit – por mund të arrijë deri në $225,000, sipas statistikave zyrtare. Madje gjatë udhëtimeve, Lucas qëndron në hotele luksoze dhe ka një buxhet prej $75 dollarë për shpenzime, ose $125 në do të nëse është fluturim ndërkombëtar.
Ajo thotë se klientët nuk i ftojnë për darkë pilotët por nganjëherë e ftojnë në eksperiencat e tyre ekstravagante.
Ajo tregon se një herë një ‘DJ’ e ftoi në koncertin e tij në Denver, Colorado, duke i dhënë dhe kalimin në prapaskenë.
Teksa shumica e të rinjve mezi gjejnë një punë pas studimeve për të mbijetuar, Lucas duket se shijon jetën e bukur pa shumë probleme.