Kombëtarja trampolinë, Kristjan Asllani “KAP” vendin e titullarit te Inter

Sfida me Ukrainën shihet nga Kristjan Asllani edhe si trampolinë për të kapur vendin e titullarit te Interi.

Mesfushori nuk ka gjetur hapësirat e duhura te zikaltërit, ndikuar nga konkurenca e madhe me Hakan Calhanoglu. Por duket se pritjes i ka ardhur fundi.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Asllani shihet si pasues i turkut për të qënë titullarë ndaj Hellas Verona.

22-vjeçari do të bashkohet me ekipin e Interit të mërkurën, me Simone Inzaghi që do bëj llogaritë për të hedhur më pas edhe dritë mbi situatën e Calhanoglu.

Lajme të tjera |  Vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, Shqipëria kërkon të kthejë “pllakën” përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us