Data e zgjedhjeve 2025/ Begaj nis konsultimet, partitë e vogla bëjnë propozimin: Duam votime më 4 maj!

Presidenti i Republikes Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin që vjen. Mëngjesin e sotëm janë parë që të futen në Presidencë, përfaqësues të partive të vogla opozitare. Krah për krah, për të takuar Begajn, të parët që kanë shkuar janë: Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule. Pas thuajse një ore diskutimet, është zbuluar se krerët e partive të vogla kanë kërkuar datën 4 maj.

“Mendojmë se data 11 maj është e papërshtatshme,”-tha në fjalën e tij Agron Duka.

Të enjten, kreu i shtetit do të presë përfaqësues nga Partia e Lirisë që në mungesë të Ilir Metës, i cili ndodhet në “arrest me burg”, pritet që të shkojë Tedi Blushi.

Lajme të tjera |  “Mbështesim investimin e huaj në Zvërnec, është tokë private”, Berisha: Hipokritët derdhin lot krokodili!

Ndërsa takimet mes zyrtarë të Partisë Socialiste dhe Demokratike, presidenti Begaj do t’i zhvillojë më 25 Nëntor.

Sipas Kodit Zgjedhor, dita e votimeve duhet të zhvillohet në një nga të dielat nga 15 prilli deri në 15 maj. Ndaj presidenti Bajram Begaj mund të dekretojë një prej këtyre datave; 20, 27, 4 dhe 11 maj. Për këto zgjedhje do të implementohet për herë të parë vota e diasporës. Ndërkohë palët nuk janë dakordësuar ende për votimin elektronik. KQZ propozon që votimi të bëhet me makineri në Elbasan dhe në Durrës, ndërsa maxhoranca kërkon që të shtohet edhe qarku i Tiranës. Në këtë pikë kundërshton opozita, e cila pretendon se votimi elektronik mund të manipulohet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us