Lider te Napoli, Antonio Conte elozhe Amir Rrahmanit: Është një robot, më ka befasuar

Antonio Conte ka folur në konferencën për shtyp para sfidës me Romën edhe për Amir Rrahmanin. Timonieri italian nuk i ka kursyer elozhet për kapitenin e Kosovës, ndërsa nënvizon se është një urshtar i vërtetë në qendër të mbrojtjes.

Gjithashtu ka deklaruar se është befasuar për mirë nga paraqitja e Rrahmanin, pasi ky i fundit sipas Contes është shumë punëtorë dhe së bashku me Alessandro Buongiorno në qendër të mbrojtjes kanë krijuar një dyshe fantastike.

“Alessandro, duke marrë parasysh moshën e tij, ka margjina të gjera dhe po përmirësohet në shumë aspekte, është i zhytur në mendime, pranues, kur i tregon diçka e absorbon menjëherë.

Pranë tij ka fatin të ketë dikë si Amiri që është një ushtar, një robot, është i kalibruar, është kompjuter, më ka befasuar se është shumë punëtor”, ka përfunduar Conte.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us