Rama, mesazh SPAK-ut: Nuk jemi republikë e prokurorëve!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste ka pasur një mesazh me nënkuptime edhe për SPAK-un, duke theksuar se Shqipëria nuk është republika e prokurorëve.

“Kjo është Republika e Shqipërisë, jo republika e prokurorëve apo e gjykatësve të cilët janë po, janë pa diskutim një pushtet i pavarur nga Parlamenti dhe nga qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj Republike, e cila ka edhe dy pushtete të tjera të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjet e tyre dhe as nuk i japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kështu funksionon drejtësia europiane dhe kjo është panorama e së ardhmes për të cilën ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, institucionalisht, që drejtësia e re të bëhet një drejtësi europiane në të gjithë territorin, se nuk mjafton që një individ, një tjetër e një tjetër të shkojnë përpara ligjit edhe pse kanë një kostum politik, por duhet që çdo individ që shkon në dyert e Prokurorive dhe të Gjykatave në të gjithë 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë, të jetë i garantuar që e drejta e tij as nuk shitet, as nuk blihet, as nuk merret, as nuk vidhet dhe kjo është koha që as mos flemë mbi dafinat e rezultateve të pamohueshme të punës së strukturës së re speciale të drejtësisë, as mos presim vetëm nga SPAK-u që të luftojë me korrupsionin në organizmin e pushtetit ekzekutiv, por as mos e lëmë progresin e drejtësisë jashtë vëmendjes dhe kujdesit të Parlamenti,  i cili duhet të përfshihet shumë më tepër në betejën për këtë progres, pakthyeshmëria dhe cilësia e të cilit janë jetike për fatin e gjithë progresit tërësor të Shqipërisë për të cilin folëm gjithë ditën këtu”, tha Rama.

Lajme të tjera |  "Blindohen" burgjet për zgjedhje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us