VIDEO/ Bylis mposht Vllazninë dhe i ikën vendit të fundit, shkodranët lëshojnë terren në krye

Ndeshja mes Bylisit dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores është mbyllur me fitoren e ballshiotëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” përfundoi 1-0.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Malomo në minutën e 10-të të takimit, duke i dhënë Bylisit 3 pikë të arta. Vlen të përmendet që ballshiotët gjetën rrugën e rrjetës edhe në minutën e 59-të me Gjatën, por arbitri e anuloi për pozicion të parregullt.

Me këtë humbje, Vllaznia lëshon terren në krye të tabelës, duke mbetur në kuotën e 25 pikëve. Në krahun tjetër, Bylis ngjitet me një vend, duke shkuar nga i fundit në të parafundit me 13 pikë.

Bylis 1 – 0 Vllaznia (Malomo 10′)

Superiore: Java 15
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Ermis Çelaj

FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Hasanbelli, De Souza, Gjata, Camara, Ruçi, Malomo, Ofori, Marku, Peralta, Përgjoni, Abazaj. Trajner: Nevil Dede.
VLLAZNIA: Qarri, Yago, Bajrami, Stojanovic, Deliu, Kahrimanovic, Qato, Sala, Dodaj, Mala, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.

Lajme të tjera |  VIDEO/ La Italinë për Shqipërinë, mesfushori i Seria A bëhet debutimi i parë nën drejtimin e Maran

LIVE:
59′ GOL BYLIS! Shënon Gjata, por goli anulohet për pozicion të parregullt.

44′ Vllaznia pranë golit, Hasanbelli thotë “JO”.

10′ GOL BYLIS! Shënon Malomo.

1’ Shkelmohet topi i parë në Ballsh, nis sfida mes Bylisit dhe Vllaznisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us