Kompletohet grupi i pjesëmarrësve, emra legjendarë nga çdo kontinent ‘luftojnë’ për Botërorin e Klubeve

Botërori i klubeve është një format i vlerësuar nga FIFA, i cili pritet të ndryshojë formën e zhvillimit.

Ky event me 32 klube gjithsej do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik të verës së vitit 2025. Të gjithë pjesëmarrësit janë zbardhur më në fund, pasi e fundit skuadër që siguroi kualifikimin ishte Botafogo.

Ekipi brazilian mposhti Atletico Mineiron për të ngritur lart kupën Libertadores.

Inter Miami i Messit e ka siguruar vendin e saj në kompeticion me kohë, pasi turneu mbahet në SHBA dhe pritësit nga Florida janë organizator.

Nga çdo kontinet mund të veçojmë klube shumë të forta. Nga Azia na vijnë Al Ahli i milionaveapo edhe arabët e Al Ain që mposhtën thellë Cristianon. Nga Amerika e Jugut skuadra si Flamengo, Palmeiras apo edhe Boca, klube me prestigj. Sigurisht ajka mbërrijnë nga Europa ku skuadra me emër si Juventus, Inter, Real, Bayern e shumë të tjera do të kërkojnë lavdinë.

Lajme të tjera |  Botërori i Klubeve/ PSG dhuron “show” me 9 lojtarë, mposht Bayern Munich dhe shkon në gjysmëfinale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us