“Unë erdha”, Berisha mban fjalën në Kuvend pas afro një viti: E shoh çehren që ju ka rënë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në Parlament pas 11 muajsh mungesë në seancat plenare. Berisha e nisi fjalën e tij duke kërkuar 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit. Ndër të tjera Berisha nuk kurseu ironitë për mazhorancën, duke folur për rikthimin e tij.

Sali Berisha: E shoh çehren që ju ka rënë por ia bërë vetes dhe ju qofshi. 11 muaj më parë më datë 21 dhjetor të vitit të kaluar Edi Rama mendoi se realizxoi ëndrrën e tij që të mos shuihte më në këtë sallë Sali Berishën ëndrrën e Shqipërisë pa opozitë, me një vendim që zgjati 5 minuta me pasion dhe histeri të madhe. 

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us