ZYRTARE/ Skënderbeu prezanton Ernest Gjokën, zbulohet kontrata e 54-vjeçarit

Ernest Gjoka është trajneri i ri i Skënderbeut. Pas dorëheqjes së trajnerit Ivan Gvozdenovic, klubi korçar ka vendosur që të emërojë si trajner të ri, Ernest Gjokën.

Tekniku ka firmosur me Skënderbeun një kontratë 1 vjeçare e gjysmë. Pra 54 vjeçari do të jetë në krye të ekipit bardhekuq deri në verën e vitit 2026.

Kujtojmë që Gjoka ka një eksperiencë të gjatë në Shqipëri, ku ka drejtuar ekipe si Apolonia, Kamza, Tomori, Flamurtari, Kukësi, Vllaznia.

Teksa jashtë Shqipërisë, ka qenë trajner te Shkëndija e Tetovës, Ohod Club dhe skuadra e Shkupit.

Lajme të tjera |  “Me trajnerin e ri bëjmë lojë më sulmuese”, Elseid Hysaj tregon momentin e tensionit: Ja pse veprova ashtu ndaj autorit të golit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us