Në Shkodër sfidë brenda sfidës, golashënuesit “kokë më kokë” për kreun

Në Shkodër do të luhet një duel mjaft i rëndësishëm mes Vllaznia dhe Dinamos. Sfidë kjo që do të startojë në orën 19:30 në “Loro Boriçi”. Dy ekipet ndodhen në “top-4” dhe është një duel direkt për t’u ngjitur më shumë në klasifkim.

Por në Shkodër nuk do të jetë vetëm një përballje mes kuqebluve dhe dinamovitëve, pork a një sfidë brenda sfidës. Kështu do të vihen përballë golashënuesit e të dyja skuadrave që kryesojnë listën.

Bekim Balaj deri më tani ka arritur të shënojë 8 gola, ndërsa ndiqet nga Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela. Ky i fundit do të mungojë për shkak dëmtimi dhe praktikisht e ka humbur “luftën” me Balajn.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Vllaznia “shkundet” në miqësore, shkodranët mposhten me goleadë nga ekipi slloven

Ndërkohë Zabërgja do të tentojë të shënojë në Shkodër për të barazuar dhe parakaluar shkodranit. Një duel special dhe mjaft interesant mes dy sulmuesve për kreun e golashënuesit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us