Viti i Ri gjen Real Madrid në fushën e lojës, ja kur do të luhet sfida e shtyrë përballë Valencias

Real Madrid nuk po kalon një moment të mirë, teksa mbetet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Megjithatë, “Los Blancos” kanë një ndeshje të prapambetur, atë kundër Valencias.

Kjo sfidë u shty për shkak të përmbytjeve masive në qytetin e Valencias, ku dhe shumë njerëz humbën jetën. Tashmë është vendosur edhe kur do të luhet kjo ndeshje.

Të enjten e 2 janarit 2025, Valencia dhe Real Madrid do të zbresin në fushë për t’u përballur me njëri-tjetrin. Një sfidë interesante, e para për vitin 2025 në Spanjë, e cila starton në orën 20:00.

Lajme të tjera |  Kërkojnë fitoren pas dy humbjesh radhazi, Dinamo zbret në fushë sot për miqësore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us