‘Sinjalet’ nga klubet e Premier League, reagon babai i Mario Mitajt

Mario Mitaj ka fituar së fundmi vëmendjen e disa klubeve në Premier League. Performancat e tij te Al Ittihad, ekip ku po luan në huazim nga Lokomotiva e Moskës, kanë qenë të një niveli të lartë.

Siç raportohet nga mediat e huaja, Tottenham dhe Newcastle janë dy skuadrat që kanë shfaqur interes për mbrojtësin shqiptar. Në lidhje me këtë situata ka folur babai i futbollistit, Lin Mitaj.

“Është shumë herë të flasim për djalin tim që largohet nga Lokomotiva. Nuk ka asgjë zyrtare nga këto klube. Diçka e mirë është se klubi ku Mitaj po luan aktualisht kanë besim tek ai dhe e aktivizojnë. Prandaj ne nuk mendojmë për asgjë tjetër, përderisa nuk ka asgjë zyrtare”, është shprehur babai i Mario Mitaj për median ruse “Sport24”.

Lajme të tjera |  Nga kategoritë e ulëta portugeze, deri te ëndrra e plotësuar me Liverpool! Kush ishte Diogo Jota, futbollisti që “shokoi” botën me vdekjen e tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us