Rrugëtimit HISTORIK në Botëror i vjen fundi, Kombëtarja shqiptare e minifutbollit mposhtet nga Omani dhe eliminohet

Rrugëtimit të Kombëtares shqiptare të minifutbollit i në Kampionatin Botëror i vjen fundi. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko janë mposhtur në çerekfinale nga Omani, duke u eliminuar nga kompeticioni.

Megjithatë, ky ishte një rrugëtim fantastik për Kombëtaren shqiptare. Një fillim, kuqezinjtë mposhtën Australinë me rezultatin 2-1. Në ndeshjen e dytë, Shqipëria u mposht 2-0 nga Peruja.

Ndërsa më pas, Kombëtarja jonë gjeti fitoren e dytë në Botëror. Kuqezinjtë ia dolën që të mposhtnin 2-1 Letoninë. Pas kësaj sfide erdhi fitorja historike 3-1 kundër Meksikës, triumf që dërgoi tanët në fazën e 1/16-ave.

Në këtë fazë, Kombëtarja shqiptare e minifutbollit i surprizoi të gjithë duke mposhtur 3-0 Belgjikën. Për të ardhur deri te Omani në çerekfinale, aty ku Shqipëria u mposht me përmbysje 1-2, duke u eliminuar.

Lajme të tjera |  “Nuk ka kuptim, sapo ishe martuar”, reagimi prekës i Cristiano Ronaldos për ndarjen nga jeta të shokut të tij të skuadrës: Pushoni në paqe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us