VIDEO/ Shqiptarët ‘pushtojnë’ futbollin anglez, një tjetër Armando ‘çorodit’ britanikët

Armando Dobra vazhdon të shkëlqejë në Angli. Shqiptari ka realizuar për Chesterfield në ligën e katërt angleze ose League Tëo.

Klubi i ligave të ulta ka aktivizuar ish-sulmuesin e Kombëtares U-21, i cili synon të ndihmojë klubin britanik në objektivin e ngjitjes një kategori më sipër. Sot, Armando shënoi kundër Tranmere në minutën e 44-të pa u mbyllur pjesa e parë. Ekipi i tij po kryeson bindshëm 2-0.

Pas Brojës, kemi një tjetër Armando që po na mrekullon dhe po mahnit britanikët në ishull. Dobra premton shumë falë cilësive që ka dhe pse jo mund t’a shohim së shpejti të konkurrojë me lojtarin e Everton dhe të Kombëtares Shqiptare.

 

Lajme të tjera |  VIDEO/ Interi për turp! Ziktaltrit eliminohen nga Tiago Silva me shokë, merr fund ëndrra e Botërorit të klubeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us