EGNATIA – SKËNDERBEU 1 – 0 (Lushkja 50′)
Ndeshja:
Egnatia ia ka dalë të triujfojë 1-0 ndaj Skënderbeut. Një fitore shumë e rëndësishme për rrogozhinasit në shtëpinë e tyre ndaj në rivali të vështirë si korçarët.
Golin vendimtarë të këtij takimi e shënoi Regi Lushkja në minutën e 50-të, ku shndërroi në gol një penallti të fituar nga kampionët. Një lojë e luftuar mes dy edkipeve, teksa nuk munguan edhe ndërhyrjet e ashpëra. Albi Doka bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Ndrecës dhe Lata e nxori me karton të kuq në minutën e 58-të.
Ernest Gjoka kështu merr humbjen e parë në krye të Skënderbeut, me korçarët që vazhdojnë të enden në fundin e klasifikimit. Pas kësaj fitoreje Egnatia shkon në kuotën e 30 pikëve dhe i merr vendin e parë Partizanit.
Superiore: Java e 17-të
Stadiumi: “Egnatia Arena”
Arbitër: Florjan Lata
Formacionet zyrtare:
EGNATIA: Dobjani, Alijev, Veseli, Aleksi, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Jahaja, Xhemajli, Ujka, Fangaj. Trajner: Edlir Tetova
SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Rabiu, Rashica, Dumfur, Doka, Balaj, Janaqi, Zenullari, Frenklin, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka
LIVE:
90+4′- Mbyllet 1-0 sfida mes Egnatias dhe Skenderbeut.
58′- Florjan Lata ‘skuq’ Skënderbeun, Albi Doka lë korçarët me 10 lojtarë pas nderhyrjes me taka ndaj Ndreces.
50′ – Regi Lushkja merr persiper penalltine, gjuan dhe con topin ne rrjete. 1-0 per Egnatian.
48′- Penallti per Egnatian, pasi Vaskez prek topin me dore dhe pas rishikimit ne VAR konfirmohet 11- metershi.
46′- Nis pjesa e dytë.
45’+1′ – Lushkja harkon nga këndorja, por lojtarët që janë në zonë nuk arrijnë të përfitojnë.
32′- Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Rabiu.
19′- Lushkja gjuan nga goditja e dënimit, topi ndalet nga muri mbrojtës.
3′ -Aleksi vertikalizon për Jahajën, ky i fundit gjuan drejt portës, por Alian bën një pritje të mirë.
1′- Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë.