“Jam tifoz i rotacionit”, tekniku Edlir Tetova mbron taktikat e zgjedhura: 3 pikët erdhën nga strategjia

Trajneri Edlir Tetova ka folur në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 të rrogozhinasve. Egnatia fitoi minimalisht kundër Skënderbeut në Rrogozhinë në një terren të vështirë. Për teknikun Tetova rëndësi kanë pikët e marra dhe për këtë e ndihmoi strategjia e ndjekur.

“Përshëndetje. Fitore racionale. Kërkuam të administronim lojën, ishin mundësitë për golin e dytë.

Por me kohën e keqe, me terrenin është e mjaftueshme që morëm 3 pikët. Ishte vonesa në manovrën tonë.

E kisha përgatitur skuadrën në 75 metra, por filloi shiu dhe nuk mundëm. E dija si luante Skënderbeu, e gjitha ishte strategji.

Jam tifoz i rotacionit. Ishim komod në kampionatin e kaluar, kurse tani duam pikët. Duam të krijojmë bazën.”, u shpreh Tetova.

Lajme të tjera |  Mbi 1 milionë euro në sezon, Ardian Ismajli arrin akordin me ekipin e Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us