VIDEO/ Protagonist absolut në GOL dhe “TRONDITËS” shtyllash, Rey Manaj i papërmbajtshëm kundër Galatasaray

Sivasspor u mposht ditën e sotme në shtëpi përballë Galatasaray në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superligës turke. Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Sivas, përfundoi 2-3 në favor të miqve.

Edhe pse nuk ia doli që të shënonte, Rey Manaj ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj sfide. Në minutën e 25-të ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare që goditi shtyllën, me topin që u kthye te Rodrigues, i cili e dërgoi më pas atë në rrjetë.

Por jo vetëm kaq, Manaj iu afrua golit edhe nga një goditje dënimi në afërsi të zonës. Megjithatë, topi i goditur nga lushnjari u prit nga portieri i Galatasaray. Një tjetër rast i mirë për Manajn 3-të shtesë të pjesës së parë.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Kontratë deri në vitin 2028, Ardian Ismajli transferohet në Torino

Me një super goditje fluturimthi, sulmuesi shqiptar godet traversën, duke mos mundur që të shijojë golin në një supersfidë të tillë. Por, sinjalet e numrit 9 të Sivasspor ishin mjaft pozitive, duke treguar që jo më kot është lider në repartin ofensiv.

Rastet e Rey Manaj në ndeshjes Sivasspor – Galatasaray

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us