LISTA: Kush janë 10 shqiptarët më të kërkuar nga INTERPOL

Interpol ka shpallur listën e 10 shqiptarëve më të kërkuar. Mes tyre janë dhe dy persona të kerkuar nga drejtesia amerikane si të dyshuar për vrasje. Krimet për të cilat kërkohen shqiptarët janë vrasje, grabitje e trafik lëndesh narkotike.

Vetëm dy nga 10 shqiptarët e listës së Interpol kërkohen nga drejtësia në Shqipëri.

Lista kryesohet nga Bedri Noka, 40-vjeçari nga Novoseja e Vlorës. Ai kërkohet nga Belgjika, për shkak se dyshohet si anëtar i një ogranizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine në Europë. Po ashtu 40-vjeçari dyshohet edhe për pastrim parash.

Lista e plotë e të kërkuarve dhe akuzat ndaj tyre:

1. Bedri Noka (40 vjeç) – I kërkuar nga Belgjika për përfshirje në organizatë kriminale, trafik droge dhe pastrim parash.

Lajme të tjera |  Radhë kilometrike e automjeteve nga Kosova, drejt Shqipërisë për të përkrahur kombëtaren

2. Andi Kuka (31 vjeç) – I kërkuar nga Belgjika për të njëjtat akuza: trafik droge, organizatë kriminale dhe pastrim parash.

3. Taulant Memo (38 vjeç) – I kërkuar nga Greqia për dëmtim financiar mbi 10,000 euro dhe armëmbajtje pa leje.

4. Ergest Memo (40 vjeç) – I kërkuar nga Greqia për të njëjtat akuza si Taulant Memo.

5. Aleks Burreli (56 vjeç) – I kërkuar nga Qipro për komplot për vrasje, përdorim eksplozivësh, zjarrvënie, vjedhje dhe tentativa për vrasje.

6. Romeo Rustemaj (35 vjeç) – I kërkuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje dhe arratisje nga paraburgimi.

7. Gazment Nebiu (48 vjeç) – I kërkuar në Shqipëri për vrasje me paramendim, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe armëmbajtje pa leje.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

8. Ervis Mecollari (37 vjeç) – I kërkuar nga SHBA për vrasje.

9. Spartak Sageri (51 vjeç) – I kërkuar në Shqipëri për vrasjen e dy ose më shumë personave dhe komplot kriminal.

10. Artan Sulstarova (44 vjeç) – I kërkuar nga SHBA për vrasje të shkallës së parë dhe sulm me armë zjarri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us