Nga Edmond Arizaj
Nëse Arlind Qorri vërtetë do të ndryshojë sistemin oligarkik, duhet ta marrë pushtetin me revolucion. Në mënyrë demokratike e kemi provuar që nuk e ndryshon dot
Njerëzit janë të çuditshëm; sulmojnë Fevziun, por nuk i lënë asnjë emision pa ndjekur. O Fevziut jepini hakun si më i arriri në atë profesion, o kontrolloni veten nga mazokizmi emocional.
Është problem kur disa kërkojnë të bëhen gazetarë të vërtetë e seriozë në pleqëri, aq më problem bëhet kur shoqëria vuan nga amnezia.
Në vendin tonë është kaq e kollajtë të kesh qenë persekutor dhe të marrësh dëshmi si i persekutuar, imagjino për të tjerat.
Populizmi nuk është pronë vetëm e politikës. Dëgjoni me vëmendje emisionet tuaja të preferuara: Gjithkush që del në TV, media e kudo, kërkon të jetë në linjën e mendimit të shumicës, t’ia bëjë qejfin sa më shumë, sepse ashtu fiton vetë më shumë.
Rrallë ka mendim, ide, qêndrim, pëlqim, jashtë rrymës. Ata që e kanë një të tillë nuk trajtohen me dashamirësi si ngjyrat e tjera të pluralizmit të mendimit.





