VIDEO/ Bayern me “dorë të hekurt”, Sane me shokë marshojnë drejt titullit kampion

Bayern Munchen arrin të marrë një fitore mjaft të thjeshtë përballë Hoffenheim me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligës.

Leroy Sane ishte ai që prishi ekuilibrat në këtë takim ne një goditje mjaft të fortë që nuk i dha asnjë shans portierit, më pas në pjesën e dytë shënuan Guerreiro dhe Kane.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte sërish Sane që shënoi të dytin personal dhe Serge Gnabry që i vuri kapakun takimit.

Me këtë fitore, Bayerni marshon drejt titullit kampion me 5 pikë larg ndjekësit më të afërt që është Bayer Leverkusen. Ndërsa Hoffenheim gjendet një vend sipër zonës së ftohtë.

Goli i parë i Sane

Lajme të tjera |  Anis Mehmeti nga minuta e parë, porta i besohet ish-it të Superiores! Trajneri Rolando Maran vendos për TITULLARËT e debutimit (FORMACIONI ZYRTAR)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us