Ndryshimet paraelektorale në PS/ Braçe nuk do të jetë në Fier?! I ofrohet njësia 5 në Tiranë, përforcohet kryeqyteti

Lëvizjet paraelektorale në PS, prekin dhe deputetin Erion Braçe.

Burime nga mediat bëjnë me dije se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës së qarkut Fier, por i është ofruar njësia 5 në Tiranë.

Pas ardhjes së Pandeli Majkos, nga Kukësi në Tiranë, kjo është një tjetër lëvizje e kryeministrit drejt qarkut më të rëndësishëm të vendit, Tiranë e cila në zgjedhjet e 2025 do të ketë 37 mandate.

Peshën që ka Tirana, kryetari i PS-së ka vendosur ta ndajë duke mos ia lënë vetëm Erion Veliajt.

Pandeli Majko nga drejtuesi i qarkut të Kukësit është dërguar për mbështetje në Kavajë, zonë jo fort komode për socialistët që në 2023-shin humbën dhe bashkia drejtohet tashmë nga një demokrat.

Lajme të tjera |  Me sytë nga qarkorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Italiane, shumë shqiptarë do të dalin në pension më herët

Punën organizative të strukturave në bashkinë Tiranë ia caktoi Ogerta Manastirliut, ndërsa për 4 bashki të qarkut, Kavajën, Vorën, Rrogozhinën e Kamzën, zgjodhi Elisa Spiropalin.

Ndërkohë pak kohë më parë largoi Blendi Gonxhen nga drejtimi politik i Dibrës dhe i ngarkoi atij specifikisht njësinë 6 në kryeqytet, zonën e Kombinatit.

PS e Kukësit do ta drejtojë Eduart Shalsi, ndërsa Dibrën Blendi Klosi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us