E KRYER/ Një “ish-Djall” në krye të Besiktas, Muçi dhe Rashica me trajner të ri

Ernet Muçi dhe Milot Rashica do të bëhen me trajner të ri. Tashmë gjithçka është e kryer dhe Besiktas do të emërojë në krye të pankinës së skuadrës, norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer.

Ky i fundit dhe klubi turk kanë rënë dakord për një kontratë 1.5 vjeçare. Pra, Solskjaer do të jetë trajner i  Besiktas deri në verën e vitit 2026. Agjenti i teknikut norvegjez do të mbërrijë ditën e sotme në Stamboll për të përfunduar këtë marrëveshje.

Kujtojmë se Ole Gunnar Solskjaer njihet gjerësisht si një nga ish trajnerët e Manchester United. Por 51 vjeçari ka drejtuar edhe ekipe si Molde dhe Cardiff. Pritet të shihet si do të shkojë aventura e tij në Turqi.

Lajme të tjera |  “Objektivi parësor të rikthejmë Milanin në Champions”, prezantohet Allegri: Në muajin mars vendoset sezoni

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us