Ilir Meta i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia

Avokati Genc Gjokutaj është paraqitur këtë të premte në sekretarinë e Gjykatës së Apelit ku ka dorëzuar rekursin ndaj masës së sigurisë “Arrest me burg” për ish-presidentin Ilir Meta.

U paraqita në sekretarinë e Gjykatës së Apelit ku kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për zotin Meta. Ne kemi paraqitur të gjitha argumentet që nga ndalimi kriminal që është bërë, e për secilin episode procedimi, si për lobimin në SHBA, për të cilin zoti Meta ka dhënë edhe shpjegime para SPAK-ut.

Procedimi në lidhje me lobimin është sqaruar. Kemi sqaruar deklarimin e pasurisë së zotit Meta dhe më pas edhe për CEZ-DIA, e cila është bazuar në kallëzues të rremë, dëshmitarë të rremë e me prova që kundërshtojnë ligjin.

Duke mos pasur as dyshim të arsyeshëm dhe as prova për zotin Meta, ne i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë për revokimin e masës së arrestit me burg, të caktuar nga Gjykata për Krim dhe Korrupsion e Shkallës së parë dhe është miratuar më pas nga Gjykata e Apelit”,-tha Gjokutaj.

Lajme të tjera |  Flet 82 vjeçarja që u shty nga bodyguardët e Ramës: Unë doja të takoja Kryeminstrin, bërtita "Rama të dua"!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us