E BUJSHME/ 800 mijë euro për titullarin e Skënderbeut, 20-vjeçari do të udhëtojë drejt Ukrainës për testet mjekësore

Skënderbeu është skuadra që në thuajse në çdo merkato bën shitje mjaft të rëndësishme, me klubin që fiton kështu financiarisht shuma të parezistueshme. I radhës që me shumë gjasa do të shitet jashtë gjatë kësaj merkatoje është Ermir Rashica.

Sulmuesi është një pikë kyçe dhe shumë e rëndësishme për eskuadrën korçare, por tashmë drejtuesve u ka ardhur një ofertë tunduese për shërbimet e tij. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se për Rashicën një skuadër ukrainase ka hapur “thesin”.

800 mijë euro është oferta në tavolinën e Skënderbeut e bërë nga skuadra e Metalist Kharkiv. Tek këto të fundit vetëm pak ditë më parë është transferuar një tjetër lojtar i Superiores, Cristian Mba.

Lajme të tjera |  Pa trajner dhe drejtor sportiv, zbulohet kur Tirana nis përgatitjet për sezonin e ri

Rashica do të luajë ndeshjen e fundit me Skënderbeun, teksa do të zbresë në fushë kunder Vllaznisë, ditën e nesërme. Menjëherë pas kësaj sfide do të udhëtojë drejt Ukrainës për të kopsitur të githa detajet e këtij transferimi dhe për të bërë edhe vizitat mjekësore, pasi marrëveshja mes klubeve është arritur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us