U mposhtën thellë nga Egnatia, vjen REAGIMI nga klubi i Tiranës

Tirana u mposht ditën e sotme nga Egnatia në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi 0-4 në favor të rrogozhinasve.

Pas kësaj sfide klubi i Tiranës ka publikuar në faqen zyrtare vetëm foto nga ndeshja. Reagimi i vetëm i bardhebluve ka qenë vetëm vendosja e rezultatit përfundimtar të sfidës mbi foto.

Një humbje që mesa duket ka lënë një shije të hidhur te kampi i Tiranës, madje i ka lënë ato pa fjalë. Kujtojmë se sfidën e radhës, Tirana do ta luajë përballë Bylisit në transfertë.

Lajme të tjera |  Festë në klubin shqiptar, presidenti merr mesazhin emocionues: Njeriu i cili nuk po kursen asgjë nga vetja për skuadrën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us