VIDEO/ Super Granit Xhaka nuk zhgënjen kurrë, shqiptari i “servir” golin Leverkusen

Granit Xhaka është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bayer Leverkusen, po fiton në shtëpi përballë Borussia Monchengladbach. Sfida e vlefshme për javën e 18 të Bundesligës, është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht mesfushori shqiptar, ai që gatoi golin për të tijët në minutën e 32’. Xhaka dha një pasim mjaft të bukur për Florian Wirtz, me këtë të fundit që e dërgoi më pas topin në fundin e rrjetës së kundërshtarit.

Me këtë asist, Xhaka shkon në kuotën e 6 të tillëve gjatë këtij sezoni me Leverkusen. Gjithashtu, mesfushori 34 vjeçar me origjinë shqiptare, ka gjetur edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës.

Asisti i Granit Xhakës

Lajme të tjera |  Gara për “Topin e Artë”, favorit nuk është as Lautaro Martinez dhe as Lamine Yamal

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us