I huazuar te Espanyol, “Mundo Deportivo” konfirmon të ardhmen e Kumbullës

Espanyol nuk do të blejë Marash Kumbullën. Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, mbrojtësi shqiptar do të rikthehet te Roma me 30 qershor, periudhë në të cilën i përfundon huazimi.

Te Espanyol janë të kënaqur me paraqitjet e Kumbullës, por sipas asaj që bëhet e ditur, nuk janë kushtet e favorshme për shfrytëzimin e të drejtës së blerjes së kartonit.

24-vjeçari në këtë edicion të La Liga luajti 18 ndeshje, në shumicën prej tyre si titullar. Madje, ai ka shënuar edhe një gol, ndaj Mallorcës.

Lajme të tjera |  Bolonja në sulm për Asllanin, ofertë zyrtare Interit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us