Kërkon largimin nga Parisi me ngulm, Conte dhe Mourinho në garë për mbrojtësin

Rruga mes Milan Skriniar dhe Paris Saint-Germain pritet të mos jetë shumë e gjatë. Mbrojtësi sllovak pritet të largohet nga kryeqyteti i Francës në këtë merkato janari.

Për Skriniar ka interes nga Italia dhe Turqia. Sipas “Gazzetta dello Sport”, në garë për shërbimet e mbrojtësit 29-vjeçar janë Napoli dhe Fenerbahce.

Gjithashtu dhe vetë sllovaku kërkon një largim sa më të shpejtë nga ambientet e PSG-së.

Në rast se do të transferohej në Napoli, Skriniar do të gjente sërish Antonio Conten me të cilin fitoi titullin me Interin në 2021. Ndërsa te Fenerbahce do të ishte eksperienca e parë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Lajme të tjera |  E njeh mjaft mirë, Ilir Daja “peshkon” te nënkampionët dhe kërkon ribashkimin me ish-lojtarin e tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us